Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje stërvitjen e fundit dhe zyrtare në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”.
Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, skuadra kuqezi zbriti në fushë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke mbyllur përgatitjet për sfidën e rëndësishme që do të luhet nesër.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Armera Tukaj zhvilloi një program të veçuar stërvitor për shkak të një shqetësimi muskulor. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të stafit teknik dhe gati për takimin ndaj përfaqësueses çeke.
Ndeshja Çeki – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “FK Viktoria Žižkov”, duke nisur nga ora 17:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




