Bove rikthehet në fushë, transferohet te Watford në Angli

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Edoardo Bove rikthehet në fushë. Vetëm pak ditë pasi i dha fund kontratës me Romën, ish-mesfushori i Fiorentinës është gati të rikthehet në lojë dhe do ta bëjë këtë në Angli. Transferimi i tij te klubi i Championship, Watford, është bërë zyrtar.

“Watford ka kënaqësinë të njoftojë se ka përfunduar nënshkrimin e Edoardo Bove. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me klubin anglez pas ndërprerjes së ndërsjellë të kontratës së tij me AS Roma”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Bove pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter në 1 dhjetor të vitit 2024. Mesfushori i është nënshtruar me sukses një operacioni për të implantuar një pajisje të lëvizshme për ndezjen e zemrës (defibrilator), pas kolapsit të tij të fundit gjatë një ndeshjeje të Serie A.

Tashmë 23-vjeçari është gati për të nisur një aventurë të re në karrierë dhe të rikthehet sërish në fushën e blertë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme