Bregu: Forca e Iranit do të reduktohet vetëm tek dronet

Botë | 8 muaj më parë

Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar se qëndresa e Iranit përballë sulmeve të SHBA dhe Izraelit po dobësohet ndjeshëm dhe vendi nuk ka më mundësi të reagojë me forcë.

 Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Bregu tha se kapacitetet ushtarake të Teheranit janë reduktuar ndjeshëm dhe tashmë mbështetja e vetme mbetet tek dronët.

“Mendoj se qëllimi kryesor i SHBA është ndryshimi i sistemit në Iran. U tha që këshilli që mblidhet për të zgjedhur liderin suprem, së pari kishte vështirësi për t’u mbledhur sepse i kishin qëlluar njëherë, dhe së dyti ishin duke menduar që të zgjedhin një këshillë me 3 persona, me qëllimin për të mos ja lënë peshën të gjithë një njeriu që të mos jetë objekt i sulmeve.

Forca, ose qëndresa e Iranit për t’i bërë ballë këtij sulmi, po shkon drejt asaj që nuk do të mundet të reagojë më, do t’i ngelen vetëm dronët, për të cilët ka një magazinë shumë të madhe të prodhimit të tyre”, tha Bregu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme