Britani, atletët paralimpik i kërkojnë “Nike” të shesë atlete

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Në Britaninë e Madhe ka marrë vëmendjen thirrja e një atleteje paraolimpiste, e cili i kërkon “Nike” që të fillojë t’u shesë atlete teke personave të gjymtuar.

Stef Reid, një ish-fituese e medaljeve paraolimpike me flamujt e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, është inkurajuar nga manekinët ku reklamon produktet e veta kompania amerikane e veshjeve sportive.

Prej muajsh Nike stilon me veshjet e saj manekinë të gjymtuar. Reid i kërkon Nike të shesë atlete teke nëpërmjet një videoje në “Tik-Tok”.

Në këtë material, i cili është parë plot 3.6 milionë herë, ish-sportistja pyet me ironi: “A është e mundur që të blej vetëm një atlete pasi kam vetëm një këmbë?”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme