Bundesliga ’25-’26/ Bayern dhe Kane me nisje rekord, 4 fitore dhe 18 gola të shënuar

Gjermani | 1 vit më parë

Nëse dikush do të mendonte se Bundesliga këtë sezon do të kishte “betejë” për vendin e parë ekipi Vincent Kompmany e ka zhgënjyer.

Bayern-i i Mynihut në këto katër javë të para jo vetëm është treguar solid duke mos lënë asnjë pikë, por ka lënë të kuptohet se mund të jetë një sezon rekordesh.

Bayern-i i Kompany ka vendosur një rekord të ri pasi në katër ndeshje numëron 12 pikë ndërsa ka shënuar plot 18 gola. Diferenca e golave të shënuar me ato të pësuar është +15.

Një tjetër rekord i vendosur nga ekipi bavarez është edhe ai i golave të shënuar pasi asnjë skuadër tjetër në Bundesligë nuk ka mundur të shënojë 18 gola në katër ndeshjet e para. Sivjet Bayern mundi që t’i merrte rekordin që mbante Borussia Mönchengladbach prej sezonit 1967/68 ku në katër javët e para kishte shënuar plot 17 gola.

Përballë TSG Hoffenheim ka bërë historinë edhe Harry Kane, të cilit për shënuar 70 gola në Bundesliga i janë dashur vetëm 67 takime. Ndërsa sulmuesi britanik është i pari lojtar në historinë e Bundelsiga-s, i cili ka shënuar 17 penalltitë e para.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme