Buzaishta, fshati që nuk u braktis – Uji dhe kultivimi i patates kanë frenuar braktisjen në zonën e Mokrës
Ndryshe nga shumë fshatra të zonës së Mokrës që po përballen me braktisjen, Buzaishta në njësinë administrative Velçan vijon të mbetet një fshat i gjallë dhe me popullsi të qëndrueshme.
Me rreth 560 banorë dhe afro 100 familje, ky komunitet ka arritur të ruajë jetën rurale falë burimeve të bollshme ujore, tokës pjellore dhe angazhimit të vazhdueshëm në bujqësi.
“E vetmja arsye ka qenë patatja e cila këtu është konsumuar masivisht”, u shpreh Dëfrim Çela.
“Fshati ynë ka qenë gjithmonë nga ata që e duan tokën, dhe një arsye tjetër është se ne kemi dhe ujin për të vaditur. Toka gjithmonë punohet këtu”, u shpreh Kryeplaku Hymer Çela.
Buzaishta ka një shkollë funksionale me rreth 50 nxënës, ambulancë dhe shërbime bazike, ndërsa sfida kryesore mbetet infrastruktura rrugore dhe rrjeti i amortizuar elektrik. Në një kohë kur shumë zona rurale po zbrazen, Buzaishta mbetet një shembull se uji, toka dhe puna mund të mbajnë gjallë një komunitet të tërë.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




