“Byreku me lakra”… Dy atentatet e fundit, mbretit Zog!

Televizion | 2 vite më parë

Dy atentatet e fundit, për vrasjen e mbretit Zog i tregoi historiani Hasan Bello, në emisionin “Një Shqipëri”, me Mentor Nazarkon.             

Bello tha, se njëra ishte në një shëtitje që do të bënte mbretëresha Geraldinë në det, ndërsa e fundit ishte me byrekun me lakra.

“Dy atentatet e fundit, janë në fund të ’38-’39-ës, ku italianët në një vizitë… në një shëtitje që do të bënte mbretëresha Geraldinë në det. E fundit fare është me Jakocin, i cili do ta helmonte me anë të kuzhinierit mirëpo mbretëresha Grealdinë, nuk e hante byrekun me lakra. Zonja kishte marrë informacionin se do ta vrisnin dhe i thotë, bëj një byrek me lakra. Në momentin që provon të hajë një copë reagon ndaj erës së lakrave dhe dekonspirohet, duke u kuptur se ky ishte një nga atentatet e fundit, për ta helmuar Zogun.“ – tregoi historiani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme