Calhanoglu, Sucic dhe Bonny i bashkohen Interit

Interi është ribashkuar me tre lojtarë që janë rikthyer nga Kupa e Botës. Pas angazhimeve të tyre përkatëse në Kupën e Botës respektivisht me Turqisnë, Kroacinë dhe Bregun e Fildishtë, Calhanoglu, Sucic dhe Bonny filluan përgatitjet e tyre për sezonin e ri me seancën e tyre të parë stërvitore në Appiano Gentile, ku do t’u bashkohet më vonë pjesa tjetër e skuadrës.
Grupi është ende në kampin stërvitor në Gjermani, i cili do të përfundojë me një miqësore kundër Karlsruhe të planifikuar për të dielën në orën 16:30.
Ndërkohë, Interi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Donaueschingen këtë mëngjes para se të nisej për në Karlsruhe, në prani të presidentit Beppe Marotta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




