Carabao Cup/ Liverpool eliminohet nga Crystal Palace, Slot “fshihet” pas dëmtimeme: Në stol kisha 6 adoleshentë!

Edhe pse jemi vetëm në muajin tetor Liverpool-i i ka dhënë lamtumirën objektivit të parë sezonal, Carabao Cup. Mbrëmjen e kaluar Crystal Palace u shënoi 3 gola në “Anfield Road” duke ekspozuar edhe më shumë gjendjen e vështirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Slot.
Trajneri holandez është dukshëm nën presion për shkak edhe të deklaratave që bëri pas takimit ku la të kuptohej se ky dështim kishte ardhur edhe si pasojë e dëmtimeve të shumta që kanë prekur ekipin.
Në këtë aspekt shtypi britanik nuk ka “falur” trajnerin, i cili vetëm pak muaj më parë shpenzoi gati 480 milionë euro në merkato.
“Vura re se Mancchester City kishte aktivizuar sot (mbrëmë) një skuadër krejt tjetër krahasuar me atë që zbriti në fushë në fundjavë, por ndjesia ishte se edhe sot (mbrëmë) kishin aktivizuar skuadrën e tyre më të mirë. Kjo tregon shumë. Chelsea nga ana tjetër ka luksin që të aktivizojë nga stoli Estevao-n, ndërsa unë pas dy zëvendësimeve të para kisha në stol gjashtë adoleshentë”, ishin fjalët e Slot pas eliminimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




