“Çelësi Shqiptar” në Shkodër, vepra vendoset në hyrje të kryeqendrës së veriut

Sociale | 2 vite më parë

Së shpejti, në hyrje të qytetit të Shkodrës, do të vendoset vepra e artit “Çelësi shqiptar”, me autor artistin e mirënjohur me famë ndërkombëtare Alfred Mirashi – Milot.

Puna për montimin e veprës më të madhe të artit në Shqipëri, po ecën sipas parashikimit. Kjo vepër u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës.

Mesazhi që kjo vepër përcjell, është ai i dyerve të hapura, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit në mes njerëzve, për ti dhënë mundësi të barabarta të gjithëve.

Kjo vepër arti, merr vlerësime edhe nga artistë të tjerë, kolegë të Alkfred Mirashi- Milot.

Në fund të marsit 2023, një vepër të ngjashme të artistit shqiptar Alfred Mirashi- Milot, mirëpriti edhe qyteti i Napolit në Itali, i cili hapi sheshin kryesor të tij për “Çelësin”, i kthyer tashmë në një vepër të njohur ndërkombëtarisht.

Gazetar: Luan Kadija

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme