Çelet sezoni turistik në Pogradec, Blendi Gonxhja prezanton mundësitë e reja për zhvillimin e turizmit

Aktualitet | 5 muaj më parë

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Pogradec, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një vizitë në qytet, ku mori pjesë edhe në një fluturim simbolik me hidroplan, një nismë që synon të promovojë ndërlidhjen ajrore mes liqeneve, qyteteve dhe rajonit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit.

Gjatë aktivitetit, ministri Gonxhja, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, zhvilluan një takim me operatorët turistikë të zonës për të diskutuar mbi ecurinë e sektorit dhe sfidat që kërkojnë vëmendje të përbashkët.

Në fokus të diskutimeve ishin menaxhimi i plazheve bregliqenore, përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit, si elementë kyç për garantimin e një eksperience turistike cilësore.

Ministri vlerësoi kontributin e sipërmarrësve lokalë dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Ai theksoi se Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të veçanta të Shqipërisë, me potencial të madh për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, ndërsa angazhimi institucional do të vijojë për të mbështetur çdo iniciativë që rrit cilësinë e ofertës turistike dhe promovon vlerat unike të kësaj zone.

Postimi i plotë

“Në Pogradec me një fluturim simbolik me hidroplan, një formë e re dhe mundësi konkrete për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, për ta nxitur e promovuar ndërlidhjen ajrore mes liqeneve, qyteteve e tërë rajonit.

Me rastin e çeljes së sezonit turistik, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli patëm një takim më operatorët turistikë të Pogradecit për t’i dëgjuar e për të diskutuar mbi ecurinë e sektorit dhe sfidat që kërkojnë vëmendje të përbashkët.

Menaxhimi i plazheve bregliqenore, përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e mjedisit, si elementë thelbësorë për një eksperiencë sa më cilësore turistike, ishin ndër pikat kryesore të diskutimeve.

Vlerësoj kontributin e sipërmarrësve lokalë dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Pogradeci mbetet një nga destinacionet më të veçanta të vendit ku edhe trëndafilat mbajnë aromë të vërtetë dhe angazhimi ynë është të mbështesim çdo përpjekje që rrit cilësinë e ofertës turistike dhe vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj zone”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme