Çfarë po ndodh te Laçi?

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Laçi po kalon një moment të vështirë në kampionat, aty ku nuk fiton prej 9 javësh dhe për rrjedhojë skuadra ka zbritur në vendin e fundit në renditjen e Abissnet Superiores, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Situata në klubin kurbinas nuk është e qetë edhe jashtë fushe dhe kjo kuptohet nga një postim në faqen zyrtare të klubit.

“Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Mbetet për tu parë se si do të zgjidhjet kjo situatë në orët në vazhdim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme