Champions/ Edhe ti Akanji? Si u shemb muri mbrojtës i Interit në dy ndeshje!

UEFA Champions League | 8 muaj më parë

Mbrojtja e skuadrës së trajnerit Chivu ka qenë ndryshe në Champions. Një gafë e më të besueshmit të këtij reparti i hapi rrugën e kualifikimit Bodos.

Nuk e priste askush, as ai vetë ndoshta dhe as tifozët e Interit. Pasimi i Akanji, i cili i dhuroi Blomberg topin që solli golin e parë të norvegjezëve me Hauge, diktoi humbjen e zikaltërve dhe drejtoi Bodon drejt mrekullisë sportive. Ishte një gabim i pafalshëm, pas presingut lart të skuadrës së Knutsen.

Chivu pagoi një gabim në mbrojtje. Jo i vetmi në një sezon që nisi pikërisht me problematika në këtë drejtim. Kujtojmë humbjet me Udinezen dhe Juventusin, me 5 gola të pësuar në dy ndeshje. E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmë ndaj Bodos.

Gabimi kryesor erdhi nga një prej lojtarëve më të besueshëm të prapavijës së Interit. Akanji ka luajtur 22 ndeshje nga 24, plus 7 të tjera në Champions. Mbrojtja zikaltër në Champions ka qenë ndryshe. Ka pësuar 1 gol nga Kairat, 2 nga Atletico Madrid, 1 nga Liverpool, 3 nga Arsenal dhe 5 nga Bodo në 2 ndeshje. Një dështim.

Në të paktën 3 raste gabimet janë shumë të rënda. Mbi të gjitha goli i parë i pësuar në “Aspmyra Stadion”, pas një aksioni të bukur të norvegjezëve nga e djathta, që detyroi Açerbin të dilte bosh. Akanji pagoi presingun lart, gaboi fatalisht dhe Blomberg e Hauge e falanderuan.

Në rastin e golit të dytë të pësuar gabimi ishte i Bisseck, në kohë vonesë. Yann luajti një ndeshje të mirë në fazën sulmuese, por në momentin kyç të ndeshjes ishte i pavëmendshëm. Këtë vit i ka ndodhur shpesh. Natyrisht, gabimi i Akanji ishte më i rëndë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme