Champions League/ 180 tifozë të Napolit ndalohen në Eindhoven dhe kthehet në Itali

Sport | 1 vit më parë

Mbrëmjen e kaluar forcat e rendit të qytetit të Eindhovenit kanë ndaluar plot 180 tifozë të Napolit. Sipas “Algemeen Nederlands Persbureau” personat e ndaluar nga policia nuk kanë krijuar incidente në qytet apo janë konfrontuar me tifozë të ekipit të PSV-së.

Mësohet se tifozët janë ndaluar nga policia pasi kanë refuzuar që të largohen nga qendra e qytetit. Më pas u ndaluan me akuzën se nuk kishin lejen për të organizuar një gruimbullim masiv në qytet.

Pasi janë pyetur në rajon disa prej tifozëve nuk ishin të pajisur me një biletë për takimin. Sipas agjensisë “Algemeen Nederlands Persbureau” të 180 tifozët janë detyruar që të kthehen në Itali.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme