Champions League/ Arsenal pa Gyokeres dhe Havertz për ndeshjen me Bayern, Odegaard e nis nga stoli

Ndeshja mes Arsenal dhe Bayern nuk ka ardhur në një moment të mirë për vendasit, të cilët numërojnë disa dëmtime në radhët e tyre.
Kështu Arteta për takimin e sotëm do të duhet të bëjë formacionin pa sulmuesit Gyokeres dhe Havertz. Gjithashtu këtë takim e humb edhe mbrojtësin brazilian, Gabriel.
Sa u përket rikthimeve mendohet se takimi kundër Bayern-it të Mynihut do të jetë ai i rikuperimit të Martin Odegaard. Norvegjezi pritet që të jetë sot i gatshëm për t’u aktivizuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




