Chermen Valiev, i dyti në Botërorin e Mundjes

Chermen Valiev nuk ka arritur të fitojë medaljen e artë në Botërorin e Mundjes në Zagreb, i mundur në finale nga japonezi Takahashi. Përcaktues ishte dëmtimi i ligamentit, megjithatë mundësi kuqezi vendosi të mos e braktiste finalen.
Chermen Valiev është mundur në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes në Zagreb të Kroacisë, duke marrë medaljen e argjendtë. Mundësi kuqezi, që konkurroi në peshën deri në 74 kilogramë, u ndesh në finale me japonezin Kota Takahashi.
Valiev ishte favoriti për medaljen e artë, por ëndrra e tij u prish për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligament. Sipas Federatës Shqiptare të Mundjes, Valiev zgjodhi të mos dorëzohej, duke dalë në tapet për finalen. Gjithsesi, dhimbja dhe pamundësia fizike nuk i lejuan të realizonte objektivin përballë japonezit 22-vjeçar që fitoi medaljen e artë.
E argjendta i shkon Shqipërisë, çka është një arritje e madhe, edhe pse synimi dhe mundësitë ishin për të artën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




