Chivu: Kundër Juventusit duhet qetësi, energji dhe mentaliteti i duhur

Pas pushimit ndërkombëtar, Interi do të zbresë në fushë për të luajtur derbin e Italisë, me synimin për të lënë pas krahëve humbjen ndaj Udineses.
Në stadiumin e Juventusit, zikaltërit i pret një sfidë e vështirë dhe Cristian Chivu tregon rrugën drejt suksesit, por pa rritur presionin.
“Jemi vetëm në javën e tretë të kampionatit, kështu që nuk duhet ta teprojmë në këtë ndeshje. Na duhet qetësi, energji dhe mentaliteti i duhur. Nuk jam këtu për të përmbysur gjithçka sepse kjo është e pamundur. Ekipi ka vetëbesim dhe ka qenë në krye të futbollit italian dhe evropian. Thjesht duhet të shtoj diçka për t’i rikthyer edhe më shumë besim dhe motivim grupit.
Nuk duhet ta shtyjmë shumë sepse ekipet e përfshira e dinë rëndësinë e një ndeshjeje Juve-Inter. Duhet të kesh qetësinë dhe mentalitetin e duhur për të kuptuar momentet e ndeshjes”, tha mes të tjerash trajneri i zikaltërve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



