City, blerje në janar? Guardiola misterioz: Çdo gjë mund të ndodhë

Me hapjen zyrtare të afatit kalimtar të janarit, Pep Guardiola ka pranuar se çdo gjë mund të ndodhë. Në orët e fundit, sipas raportimeve, Manchester City është kandidati i preferuar për të nënshkruar me Antoine Semenyo nga Bournemouth. Sulmuesi i krahut të djathtë ka shënuar tetë gola në 16 paraqitje në Premier League. Palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit në Etihad, por thuhet se City është opsioni i tij i preferuar.
Duke folur për afatin kalimtar të dimrit në prag të ndeshjes të së shtunës kundër Nottingham Forest, Guardiola tha: “Sezonin e kaluar, kur filloi, nuk mund ta imagjinoja kurrë hapjen e afatit kalimtar me katër ose pesë lojtarë të afruar. Është e hapur dhe çdo gjë mund të ndodhë”.
Rodri, i cili ka qenë jashtë fushave që nga 5 nëntori për shkak të një dëmtimi në kofshën e pas një pushimi të gjatë me një problem në gju, më në fund mund të provojë përsëri fushën. “Rodri është shumë, shumë më mirë. Nëse është i disponueshëm apo jo, do ta vendosim sot”, tha ai në një intervistë me kanalet zyrtare të klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



