City i afrohet Arsenalit, fitojnë dhe Liverpool e Aston Villa

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Premier League, Manchester City fitoi 3-0 ndaj Fulham në Etihad, duke i lejuar skuadrës së Guardiolës të ushtrojë presion mbi Arsenalin. Qytetarët tani janë vetëm tri pikë larg “Topçinjve”, të cilët do përballen me Brentford në derbin e së enjtes.

City ngjitet kështu në kuotën e 53 pkëve, ndërsa Fulhami i Marco Silvës mbetet me 34 pikë, duke pësuar humbjen e tretë radhazi.

Liverpooli rikthehet të buzëqesh duke arritur një fitore 1-0 ndaj Sunderland. Aston Villa gjithashtu fitoi 1-0 ndaj Brighton.

Burnley kthehet nga disavantazhi 2-0 për të fituar 3-2 ndaj Crystal Palace

Ndahen pikës mes Nottingham Forest dhe Ëolves në një barazim 0-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme