Çmimi “Golden Player Man” dedikuar Diogo Jota, e shoqja: Dashuri e jashtëzakonshme nga të gjithë

Çmimi “Golden Player Man” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Boy”, zhvilluar në Torino, iu kushtua kujtimit të Diogo Jota, futbollistit të Liverpoolit i cili ndërroi jetë më 3 korrik. Gruaja e tij, Rute Cardoso, e pranoi çmimin me duartrokitje nga publiku.
Gjatë ndarjes së çmimeve u përkujtua Diogo Jota, futbollisti i cili vdiq tragjikisht korrikun e kaluar në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij André Silva. “Kam marrë një dashuri të madhe dhe të jashtëzakonshme nga të gjithë”, tha Rute Cardoso, dukshëm e prekur ndërsa kujtonte bashkëshortin e saj, i cili vdiq në moshën 28 vjeç. “Dua që ai të mbahet mend si një njeri i mirë dhe një person që dinte të jetonte”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




