Çmimi i Madh i Spanjës/ Dominon McLaren me Piastrin dhe Norris, Leklerk i treti, por është nën hetim

Botërori i Formulës 1 ditën e sotme mbërriti në Barcelonë ku u mbajt edhe Çmimi i Madh i Spanjës. Kjo garë u dominua nga veturat McLaren, të cilat ishin më të shpejtat në pistë falë Piastrit (fitoi garën e shtatë në karrierë) dhe Norris. Piloti nga Australia kaloi i pari vijën e finishit ndërsa pas tij erdhën Norris dhe Leklerk.
Piloti i Ferrari-t ende nuk mund të gëzohet për këtë pod pasi komisarët e garës për momentin po vlerësojnë incidentin që pati me Maks Verstapenin. Për pilotin holandez kjo garë ishte për tu harruar pasi u penalizua me 10 sekonda dhe përfundoi kështu garën në vendin e dhjetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



