Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira publicistike
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka çelur edicionin e pestë të çmimit Lumo Skëndo ky cmim i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.
“Çmimi Lumo Skendo sigurisht që çdo vlerësim, çdo gjykim letrar në skenën kulturore të një vendi është i rëndësishëm sepse motivon dhe kthehet në një traditë të mirë për letërsinë, kulturën. Nxjerr në pah veprën më të mirë në letërsi, në fushën e debatit publik , në fushën e mendimit, eseistikes për të cilën lë të themi që shoqëria jonë ka shumë nevojë”
Juria do të vlerësojë veprat më të mira në publicistikë të botuara në 2025. Mes kandidatëve të përzgjedhur është Treni ADN, një vëllim me ese, aforizma dhe poezi e botuar nga regjisori Dhimitër Anagnosti pak muaj para ndarjes nga jeta, monografia e Ermir Hoxhës kushtuar skulptorit Arben Bajo, monografia e studiuesit Behar Gjoka për shkrimtarin Petro Marko, vepra “Antikultura e ‘68 në Shqipëri” e Albert Nikollës apo studimi mbi epistolarët shqiptarë nga Ben Andoni.Nisur edhe nga katër edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




