Çmontohet rrjeti i paligjshëm i telekomunikacionit në Nju Jork

Uncategorized | 1 vit më parë

Shërbimi Sekret Amerikan, agjencia e ngarkuar me mbrojtjen e udhëheqësve politikë amerikanë dhe të huaj, njoftoi këtë martë se arriti të çmontojë një rrjet të madh pajisjesh elektronike, që mund të nxirrnin  jashtë funksionit rrjetin e telekomunikacionit të Nju Jorkut përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas agjencisë u zbuluan 300 servera SIM të vendosur së bashku dhe 100 mijë karta SIM në zona të shumta në Nju Jork.

“Po kryejmë një hetim aktiv mbi rrjetin e atyre pajisjeve elektonike, ndërsa jemi duke vijuar me ekzaminimet e të dhënave. Analizat e hershme tregojnë komunikime celulare mes aktorëve të huaj dhe individëve të njohur për zbatimin e ligjit federal.”- njoftoi Shërbimi Sekret Amerikan duke shtuar se pajisjet e sekuestruara nuk përbëjnë më kërcënim.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për identifikimin e përgjegjësve dhe qëllimin e tyre, duke përfshirë nëse plani i tyre ishte të prishnin Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe komunikimet e qeverisë dhe personelit të emergjencës gjatë vizitave zyrtare të udhëheqësve botërorë në dhe përreth Nju Jorkut.”- theksoi ajo agjenci.

Njoftimi i Shërbimit Sekret Amerikan erdhi pak para se presidenti Donald Trump të fliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme