Coman drejt Arabisë, Al Nassr dhe Bayerni kanë nisur bisedimet

Kingsley Coman mund të shkruajë së shpejti një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë larg Evropës.
Sipas Fabrizio Romano, anësori francez është në shënjestër të Al Nassr, një klub saudit që ka filluar tashmë bisedimet me Bayernin e Mynihut në lidhje me blerjen e tij.
Qëllimi është i qartë: të bashkohet Coman me Cristiano Ronaldon, duke ndërtuar një sulm edhe më konkurrues. Pas gati dhjetë vitesh në Bavari, plot suksese në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, Coman mund t’i japë lamtumirën futbollit evropian. Al Nassr tashmë i ka paraqitur një ofertë konkrete si lojtarit ashtu edhe klubit gjerman, dhe palët po punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



