Conference League 2025-20026/ Lushkja thotë “lamtumirë” me dy gola, Olimpija Ljubljana eliminon Egnatian

Barazimi në Lubjanë kishtë lënë të hapur çështjen kualifikim për Egnatian, e cila zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje më dy fytyra përballë ekipit të Olimpija-s.
Regi Lushkja çeli serinë e golave në minutën e 6’, por ekipi mik përmbysi gjithçka falë Jelenkoviç (32’) dhe Marin (79’). Minutat e fundit të ndeshjes ishin decizive për vendasit, të cilët u dënuan që të luanin me një lojtar më pak pasi Yahaya u ndëshkua me të verdhë dy herë brenda pak minutash.
Inferioriteti numerik nuk pengoi ekipin e Tetovës që të shfrytëzonte entuziazmin e publikut vendas për të gjetur edhe golin e dytë, i cili kishte për autor të përhershmin, Lushkja (86’).
Për të vendosur se cila prej skuadrave do të kalonte për më tej u luajtën edhe dy shtesat nga 15’ ku ekipi mik shfrytëzoi lodhjen e vendasve, të cilët i ndëshkoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99’) dhe Blanco (107’).
Me humbjen me shifrat 4-2 kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League 2025-2026. Tifozët vendas mund të ngushëllohen me faktin se asistuan në takimin e fundit të Regi Lushkjës me fanellën e Egnatias, pasi lojtari me shumë mundësi do të largohet këtë verë drejt kampionatit turk.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




