Conference League/ Dinamo synon kualifikimin, nesër sfida vendimtare ndaj Aluminij në “Elbasan Arena”

Conference League | 3 muaj më parë

Dinamo City do të zbresë nesër në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë Aluminij në “Elbasan Arena”, në një përballje që nis në orën 21:00.

Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren dhe për të vijuar rrugëtimin europian. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Klubi ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim vendimtar. Një biletë në tribunën VIP kushton 2 000 lekë, ndërsa në tribunën E biletat kushtojnë 400 lekë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme