Copa Sudamericana/ Dramë dhe çmenduri në Argjentinë, Independiente-Universidad de Chile përfundon në gjak

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në Argjentinë futbollit ka pësuar një humbje të rëndë. Ndeshja Independiente-U de Chile, e vlefshme për 1/16-at e Copa Sudamericana, është ndërprerë për të mos nisur më nga arbitri uruguaian Tajera, i cili dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes vetëm dy minuta pas startit të pjesës së dytë, kur vuri re se shkallët e stadiumit u kthyen në një ring të vërtetë.

Gjithçka nisi në pjesën e parë kur tifozët, të cilët kishin udhëtuar nga Kili goditën me fishekzjarre sektorin e ultrasve të Independiente. Tifozët argjentinas me të nisur pjesa e dytë kërkuan revansh dhe përveç se sulmuan miqtë me stola dhe sende të të tjera të forta arritën që edhe të futeshin në sektorin e tyre. Në atë moment “Estadio Libertadores de America” u kthye në një ferr të vërtetë ndërsa e gjithë zona e Avejanedës u kthye në një skemë krimi ku thuhet se janë plagosur rëndë 10 tifozë ndërsa dhjetra të tjerë kanë kaluar mbrëmjen në spital.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme