Cristian Romero largohet nga Tottenham, punë e kryer kalimi tek Atletico Madrid

Cristian Romero do të jetë shumë shpejt një lojtar i Atletico Madrid. Transferimi i mbrojtësit argjentinas në Spanjë është punë e kryer, pasi ai i ka dhënë lamtumirën Tottenham-it tashmë.
Lëvizja do të kryhet për shifrën e 40 milionë eurove, që “Colchoneros” kanë rënë dakord të derdhin në arkat e Tottenham-it. Mbrojtësi duket se ka zgjedhur të bashkohet me trajnerin Simeone, pasi kohët e fundit për të ofertat ishin të shumta.
Romero ishte në shënjestrën e klubeve të mëdha në Europë, si Barcelona dhe Inter, por ekonomikisht ishte Atletico Madrid që plotësoi kërkesat e klubit londinez dhe të vetë futbollistit argjentinas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




