Crystal Palace, trajneri Glasner: Të tregojmë se kush jemi

Crystal Palace do të takohet me Rayo Vallecanon në finalen e Ligës së Konferencës në stadiumin e Leipzig të mërkurën, më 27 maj, në një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.
Trajneri i Palace, Oliver Glasner ka deklaruar:
“Mendoj se të gjithë ne, kur ishim të vegjël duke e goditur topin në mur dhe duke parë një finale evropiane në TV, mendonim: ‘Uau, do të doja të isha pjesë e kësaj loje’. Pra, të gjithë mund të jemi pjesë e kësaj loje si aktorë nesër, dhe është koha për të treguar se kush jemi, për të treguar pikat e forta, pse luan”.
“Udhëtimi evropian ishte shpërblimi për fitimin e FA Cup dhe tani të luash finalen është shpërblimi i një fushate të shkëlqyer në Ligën e Konferencës. Po e presim me padurim. Lojtarët janë në formë fantastike me një humor të shkëlqyer në grup”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




