Dani Alvesh fiton lirinë me kusht

Sporte të tjera | 3 vite më parë

I ndaluar në janarin e 2023-it me akuzën e përdhunimit, Dani Alvesh shumë shpejt do të rikthehet në gjendje të lirë pasi ka pranuar për të paguar 1 milionë euro si garanci.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i dënuar me katër vite e gjysëm heqje lirie nga shkalla e parë e Gjykatës së Barcelonës, pritet që të lirohet brenda kësaj jave.

Mësohet se ai do të dorëzojë të dy pasaportat e tij (spanjolle dhe braziliane) si dhe do të jetë i detyruar që të paraqitet ç’do javë në polici.

Braziliani gjithashtu duhet që të bëjë kujdes pasi duhet të qëndrojë 1000 metra larg viktimës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme