De Bryjne: Drejtuesit e Sitit më shokuan kur më thanë se duhet të largohesha!

Kevin De Bryjne nuk ka fshehur dëshpërimin e përjetuar në momentin kur i komunikuan se nuk ishte më në planet e Mançester Sitit. Sipas belgut këtë vendim klubi ia komunikoi nëpërmjet shefit të ekzekutivit Ferran Soriano dhe drejtorit sportiv Txiki Begiristain.
“Nuk u ndjeva në siklet me ata të dy në koridor. Në fund të fundit duhet pranuar fakti se të tjerët marrin vendime. Unë u thash se isha ende në gjendje që të jepja kontributin tim, por sigurisht nuk jam më 25 vjeç. Por mendoj se punën time e kam bërë. Nuk mohoj se kur më thanë se duhej të largohesha në fund të sezonit më shokuan”, tha mesfushori bleg.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




