De Jong ndryshon menaxher, i jep sinjale rinovimi Barçës

Spanjë | 1 vit më parë

Frenkie de Jong ka zgjidhur njërin prej problemeve më të mëdha që kishte kohët e fundit. 28-vjeçari prej kohësh ka qenë në konflikt me menaxherin e tij, Ali Dursun.

Holandezi ka thënë se ndihej i mashtruar nga menaxheri turk. Me këtë vendim de Jong i dha një sinjal të qartë klubit katalan se dëshira e tij është që të rinovojë kontratën me Barçën.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Frenkie pasi ai ka në gjak stilin e lojës së Barcelonës. Ai është një lojtar, i cili vjen nga akademia e Ajax. Mesfushori është i gëzuar me ne dhe ne gjithashtu duam që ta mbajmë këtu. Na ka thënë se sapo të sqarojë disa çështje personale do të ulet me ne në tavolinë për të diskutuar për kontratën e re”, tha vetëm pak ditë më parë presidenti i Barçës, Joan Laporta, për mikrofonët e “TV3”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme