Debat për transparencën e ligjeve të integrimit në Kuvend, Bardhi akuzon për përjashtim nga procesi. Peleshi: Nuk fshihet asnjë projektligj  

Politikë | 7 muaj më parë

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar demokrat, akuzoi mazhorancën në Kuvend se ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit europian. Sipas Bardhit, opozitës nuk i është vënë në dispozicion listën e projektligjeve që duhen votuar.

 “Është fakt që ë Konferencën e Kryetarëve, grupi parlamentar i PD ka kërkuar ti vihet në dispozicion lista e draft ligjeve që ky Kuvend duhet të votojë në kuadër të procesit të  integrimit në BE. E kemi kërkuar në çdo mbledhje dhe vini këtu dhe thoni ju nuk keni votuar  ligjet. Po nga ta dimë ne cilat janë ligjet kur ne jemi tërësisht të përjashtuar nga procesi. Kemi thënë që çdo ligj i nevojshëm për procesin e integrimit, do ketë votën e PD, kemi kërkuar bashkëpunim dhe na është mohuar transparenca minimale për t’i ditur këto projektligje”, tha Bardhi.

Në reagim, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mohoi akuzat, duke theksuar se nuk ekziston asnjë listë e fshehur e projektligjeve.

“Sa i përket listës së projektligjeve, në zyrën e Kuvendit nuk mbahet apo fshihet asnjë listë integrale e projektligjeve që lidhen me procesin e integrimit. Nuk besoj se ekziston ndonjë projektligj që nuk ka qenë i informuar deputeti për rëndësinë e projektligjit dhe lidhjen e tij me procesin e integrimit europian. Nuk mund të thuhet që nuk e kemi ditur që një projektligj nuk i përket detyrimeve të integrimit dhe ndaj nuk e kemi votuar”, u përgjigj Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme