Debutimi i Asanit në Iran pritet në janar, shqiptari është ende nën kontratë me Gwangju

Akordi me Jasir Asanin është zyrtarizuar sot nga klubi tij i ri, Esteghlal F.C., por debutimi në Iran nuk parashikohet që të ndodhë përpara janarit të 2026-ës.
Në një njoftim të bërë nga skuadra iraniane Asani është ende nën kontratë me ekipin koreano jugorë dhe për këtë motiv ai do të ndryshojë ekip në muajin janar, kur i skadon akordi me Gwangju.
Formacioni iranian ka bërë me dije se po punon për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që Asani të transferohet që tani, por palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



