Debuton kundër Egnatias, trajneri Senzen: Një ndeshje pa favoritë

Vetëm një ditë më parë, pas humbjes në kampionat përballë Celjes, drejtuesit Olimpija Ljubljanës, kundërshtarit të Egnatias në turin e tretë të Conference League vendosën që të shkarkonin trajnerin Jorge Simao. Skuadrën sllovene në sfidën e nesërme kundër Egnatias do ta drejtojë trajneri i përkohshëm Ivan Senzen.
Pas seancës stërvitore të sotme në Stožice, trajneri i përkohshëm i Olimpja Ljubjanës, Ivan Senzen, debutoi para mikrofonëve. Në shoqërinë e drejtorit sportiv Goran Boromisa, ai foli për pritjet për ndeshjen evropiane kundër Egnatias.
“Jemi të përqendruar te vetja sepse e dimë që duhet të jemi në kulmin tonë. Nuk ka favoritë në këtë ndeshje. Pavarësisht faktit që mora drejtimin e ekipit rreth 24 orë më parë, është e qartë se atmosfera është pozitive. Lojtarët e dinë se çfarë do të thotë ndeshja e nesërme, ata e dinë se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Kemi pasur shumë biseda.
Nuk dua të zbuloj shumë, do të shihni gjithçka rreth përzgjedhjes së lojtarëve nesër. Por e di që Olimpija duhet të luajë futboll sulmues. E kemi analizuar mirë kundërshtarin, por para së gjithash jemi të përqendruar te vetja”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Olimpja Ljubjanës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




