Deklarim i rremë i pasurisë- SPAK dërgon sërish për gjykim deputetin Dogjani

Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani.
SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim.
Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohë për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj.
Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka fituar si rezultat i këshillimit juridik.
Por sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi kesh.
Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




