Dëmtim i rëndë për Lukakun, të paktën 4 muaj pushim për sulmuesin e Napolit

Lajm i keq për Napolin dhe Antonio Conten: do të duhet shumë kohë (të paktën katër muaj) që Romelu Lukaku të rikthehet në fushën e blertë.
“Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Olympiacos, Romelu Lukaku iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë. Lojtari tashmë ka filluar programin e tij të rehabilitimit dhe gjithashtu do t’i nënshtrohet një konsulte kirurgjikale”, thuhet në një deklaratë nga klubi.
Në këtë pikë, Napoli do të kthehet në merkato për të mbushur boshllëkun në repartin e avancuar: drejtori sportiv Manna dhe trajneri Antonio Conte po vlerësojnë mundësinë e shtimit të një përforcim tjetër në sulm për të shmangur surpriza të pakëndshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




