Dëmtohet Messi…

Futboll Bota | 1 vit më parë

Inter Miami ka fituar ndeshjen me penallti ndaj skuadrës meksikane Necaxa, të vlefshme për Kupën e Ligës. Por skuadrës amerikane i është dashur të luajë ma Lionel Messin që nga minuta e 11-të, pasi argjentinasi u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një dëmtimi.

Nj ë tjetër dëmtim për Lionel Messin. 38 vjeçari argjentinas është dëmtuar dhe është detyruar të largohet nga fusha që në minutën e 11-të në ndeshjen Inter Miami-Necaxa e Meksikës e vlefshme për Kupën e Ligës, e zhvilluar në Florida. Gjatë një aksioni personal, teksa po driblonte drejt mbrojtjes së skuadrës meksikane, Messi u pengua dhe u përplas me mbrojtësin kundërshtar, Alexis Pena.

Megjithë përpjekjet e mjekëve të skuadrës amerikane, Messi nuk mundi të vazhdonte lojën dhe u dërgua në dhomën e zhveshjes. Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, u detyrua të aktivizojë Federico Redondo në vend të Messit. Më pas Inter Miami e fitoi ndeshjen me penallti 5-4, pasi ekipet, secila me nga 10 lojtarë, e mbyllën kohën e rregullt të takimit në barazim 2-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme