Denaj pezullon inspektorët e AKU-së: Komision për vlerësimin e tyre dhe aplikantëve të rinj

Pak javë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka bërë të ditur pezullimin e inspektorëve të këtij institucioni.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj theksoi se do të ngrihet një Komision prej 5 personash nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
“Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe në përputhje me kompetencat dhe parashikimet ligjore dhe në veçanti duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, subjekteve të tregtimit të produkteve ushqimore dhe qasjen dhe sjelljen në bazë të këtyre ankesave të trupës inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mungesës së pajustifikuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e plotë të ligjit për inspektimet në Republikën e Shqipërisë, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje dhe kryerjen e detyrave inspektuese, rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale, atyre qendrore të AKU-së, por dhe strukturave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të unifikuar dhe zbatuar një praktikë në frymë të ligjit për inspektimet, si dhe garantimit të transparencës dhe standardeve sipas kërkesave ligjore, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara“, u shpreh Denaj.
Ajo theksoi më tej se aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe synon “të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.“
Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë. Unë këtu dua të falënderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri, komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.
Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.
Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



