Deputetët e Melonit në Kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, 536 raste emigrantësh të përpunuara deri më sot

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një delegacion i partisë italiane “Fratelli d’Italia”, forcë politike e kryeministres Giorgia Meloni, vizituan kampin e emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Përfaqësuesit italianë qëndruan mbi tre orë brenda kësaj strukture, duke monitoruar mënyrën e operimit të Qendrës së Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR).

Delegacioni përbëhej nga emra të rëndësishëm të politikës italiane dhe përfaqësues të lartë të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan, ndërsa në përfundim të vizitës, deputetja e Fratelli d’Italia, Sara Kelany, përgjegjëse për Departamentin e Emigracionit hodhi poshtë pretendimet e opozitës italiane dhe deklaroi se kampi funksionon normalisht, dhe se deri më sot, janë 536 raste emigrantësh të përpunuara në kamp deri më sot.

“Kemi ardhur  për të dëshmuar se këto qendra funksionojnë në dimensionin e tyre si Qendra të Perëndimit për Riatdhesim. Aktualisht ato janë pothuajse në regjim të plotë. Ka individë që kalojnë transit përmes tyre deri më sot janë rreth 536 raste. Disa janë riatdhesuar, të tjerëve nuk u është konfirmuar ndalimi. Kemi ardhur këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin efektiv të këtij kampi në Shqipëri”, u shpreh Sara Kelany, deputete e ‘Fratelli d’Italia’.

Në përfundim të vizitës, deputetët italianë do të përgatisin një raport për qeverinë Meloni ku do të paraqiten gjetjet për kampin e refugjateve, i cili shërben për strehimin e emigrantëve qe ju eshte refuzuar azili në Itali dhe ju kryhen procedurat për riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme