Deputetët e PD nuk lejojnë interpelancën me ministrin Hoxha, Peleshi ndërpret seancën për një orë

Kuvendi rinisi seancën plenare sërish me tensione e përplasje, duke bërë që kryetari Niko Peleshi ta ndërpresë për një orë.
Edhe pas rinisjes, për herë të tretë, deputetët e Partisë Demokratike vijuan të bllokojnë foltoren.
Teksa kryetari Peleshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, deputetët e PD bllokuan foltoren duke mos lejuar interpelancën me këtë të fundit për integrimin në BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




