Dështoi të kalonte kontrollet anti-doping, pezullohet për 10 muaj lojtari i Athletic Bilbao

Spanjë | 1 vit më parë

Yeray Álvarez do të qëndrojë për 10 muaj larg fushave pasi testet e tij anti-doping pas ndeshjes të zhvilluar në maj ku United mundi ekipin Athletic Bilbao 3-0 kanë dështuar.

30-vjeçari në një moment të parë është justifikuar duke thënë se në këto teste mund të kenë ndikuar medikamentet, të cilat i merrte për rritjen e flokëve.

Kjo arsye e dhënë nga qendërmbrojtësi nuk është konsideruar si e vlefshme nga kontrolli anti-doping, i cili e ka pezulluar lojtarin për dhjetë muaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme