Dështojnë negociatat me Paraticin, Tare rikthehet sërish mes kandidatëve për drejtor sportiv të Milanit

Fabio Paratici nuk do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Lajmi është i freskët, shumë i freskët dhe në një farë mënyre i papritur, nisur nga takimet e ditëve të fundit dhe “tymi i bardhë” që në disa momente dukej se ishte vërtet një hap larg.
Marrëveshja mes palëve nuk u gjet dhe duke parë me kujdes gjendjen e gjërave nuk është e vështirë të kuptosh pse, duke pasur parasysh para së gjithash 30 muajt e skualifikimit për hetimin e fitimeve kapitale që drejtuesi do të përfundojë vetëm më 20 korrik.
Është e qartë, vullneti i Furlanit dhe Milanit ishte të mbështeteshin tek Paratici, por qartësisht me një rrugëdalje, përkatësisht klauzolën për zgjidhjen e kontratës në rast të një dënimi penal të vetë Paraticit në përfundim të procesit që po vazhdon për hetimin PRISMA.
Ish-drejtuesi i Juventusit nuk ishte asnjëherë plotësisht i hapur për përfshirjen e kësaj klauzole dhe ftohja mes palëve filloi që aty.
Dhe çfarë do të bëjë Furlani tani? Siç është logjike, CEO i “Djallit” do të fillojë të kërkojë diku tjetër dhe emrat që duhet t’i drejtohet janë kryesisht tre. I pari është ai i Igli Tares, një profil i vlerësuar prej kohësh përpara se të merrte vendimin përfundimtar më pas te Paratici, ndërsa dy të tjerët janë Giovanni Manna, aktualisht te Napoli dhe Tony D’Amico, drejtor sportiv i Atalantas.
Tare ka treguar te Lazio aftësinë e tij për të bërë gjëra të mëdha edhe me një buxhet gjithnjë të kufizuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



