Dështon takimi trepalësh në Bruksel, Lajçak: Mbetem në dispozicion të palëve

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka reaguar lidhur me dështimin për takimin në një tavolinë të përbashkët me Kryenegociatorët e palëve në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Lajçak shprehet i gatshëm t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.
“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkruan Lajçak.
Kryenegocitorët nga Kosova dhe Serbia zhvilluan takime të ndara me emisarin evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi tripalësh nuk u realizua pasi kryenegociatori serb nuk pranoi të ulej me atë të Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




