Dhjetë milionë euro ndajnë Rodri-n nga Barça

Angli | 3 muaj më parë

Barcelona dhe Manchester City vazhdojnë negociatat për transferimin e Rodri-t.

Siç raportohet nga mediet spanjolle, të dyja palët janë afruar ndjeshëm pas ofertës së fundit të Barcelonës të premten dhe një marrëveshje përfundimtare pritet në ditët në vijim.

Deco dhe Hugo Viana, drejtorët sportivë të të dy klubeve, po punojnë për këtë.

Oferta e radhës zyrtare e Barcelona-s, pas disa propozimeve verbale, është 70 milionë euro. 60 milionë euro do të jenë fikse dhe 10 milionë eurot e mbetura do të jenë në formën e bonuseve të ndryshme.

Kjo shumë nuk është pranuar nga klubi anglez, i cili i ka kërkuar Barcelonës të paguajë 80 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme