Dhjetori festiv – Shkodra me “Treg Krishtlindjesh”, tërheq vëmendjen e turistëve

Aktualitet | 10 muaj më parë

Dhjetori e gjen Shkodrën të mbushur me vizitorë vendas e të huaj. Të huajt që zgjedhin Shkodrën gjatë këtij muaji vlerësojnë veçanërisht.

“Tregun e Krishtlindjes”, gatimin tradicional, shijet autentike dhe mikpritjen. Dhjetori e gjen Shkodrën të mbushur me dritë, ngjyra dhe gjallëri.

Qyteti është shndërruar në një destinacion të preferuar dimëror, ku rrugët dhe sheshet marrin jetë nga atmosfera festive dhe prania e turistëve vendas e të huaj.

Të huajt që zgjedhin Shkodrën gjatë këtij muaji vlerësojnë veçanërisht “Christmas Market”, gatimin tradicional, shijet autentike dhe mikpritjen.

“Unë jam nga India. Është hera e dytë që vij, jemi prej 5 ditësh këtu. Më pëlqen shumë Christmas Market. Kam vizituar kalanë Rozafa, edhe ajo shumë e bukur. Më kanë pëlqyer edhe qytete të tjera si Tirana, Berati. Sot do të ikim drejt Malit të Zi” – u shpreh një turist.

Ndërsa një tjetër turiste që vizitonte Shkodrën, u shpreh për RTSH se: “Më pëlqen gatimi dhe njerëzit janë të mrekullueshëm e shumë mikpritës.”

“Jam nga Brazili. Kam qëndruar vetëm 1 ditë këtu. Më pëlqen shumë Shkodra, ushqimi, mikpritja. Mendoj të rikthehem sërish në verë” – u shpreh një tjetër turiste.

Shkodra në dhjetor nuk është vetëm dritë festive, por një përzierje e harmonishme e kulturës, e cila çdo vit e më shumë po merr vëmendje.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme