Dhunoi policin, “Blutë” e Kukësit arrestojnë portierin e Tërbunit

Fundi i ndeshjes mes Kukësit dhe Tërbunit (3-1) ka qenë i ndezur ndërsa portieri i ekipit mik ka sulmuar një punonjës të Policisë Bashkiake të qytetit.
Pas këtij episdoi “specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan 22-vjeçarin, pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”, thuhej në njoftimin e bërë nga Policia.
Dueli vlente për turin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe Kukësi fitoi 3-1 në shtesë. Dueli zgjati 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




