Dhunuan të afërmit dhe i dëmtuan automjetet, në pranga 3 anëtarë të një familjeje në Fier, 18-vjeçari në kërkim

Aktualitet | 11 muaj më parë

Policia e Fierit ka arrestuar tre anëtarë të një familjeje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhunë ndaj të afërmve dhe dëmtim të pronës.

Në pranga kanë rënë shtetasi H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshortja e tij L. M., 42 vjeçe, si dhe djali i tyre A. M., 20 vjeç. Ndërkohë, djali tjetër i çiftit, A. M., 18 vjeç, është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë dhunuar vëllain e L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç, dhe bashkëshorten e tij K. O., 35 vjeçe. Po ashtu, ata kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të 39-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fiera arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme