Diant Ramaj shpreson të luajë për Gjermaninë, menaxheri hedh poshtë hipotezën e grumbullimit me Kosovën

Kosova | 1 vit më parë

Nëpërmjet një prononcimi të dhënë për “Bild” menaxheri i Diant Ramaj ka hedhur poshtë zërat që flisnin për një bisedë mes klientit të tij dhe kreut të Federatës Kosovare të Futbollit.

“Ajo çfarë është shkruar në medie nuk është e vërtetë. Interesi i Kosovës është i vërtetë dhe Dianti e vlerëson shumë, por ai e ka bërë të qartë vendimin e tij. Nuk do të luajë për Kosovën”, tha Jyrgen Schwab për të tabloidin gjerman.

Ramaj është një portier me perspektivë. 24-vjeçari, i cili ka lindur në Shtutgart, është grumbulluar nga të gjitha grupmoshat e kombëtares gjermane. Këtë sezon Ramaj, kartoni i të cilit i përket Borussia-s së Dortmundit, është huazuar në ekipin e Heidenheim.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme