Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj-Bogë dhe Bogë-Theth, autoritetet në terren

Aktualitet | 7 muaj më parë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore të vendit, duke sjellë një situatë tipike dimërore në disa akse rrugore malore.

Në segmentet Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth, reshjet kanë qenë me intensitet të lartë gjatë gjithë natës, ndërsa në Qafë Thore trashësia e dëborës ka kaluar 40 centimetra. Përballë kësaj situate, strukturat rrugore kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur qarkullimin.

Ndërkohë, dëborë ka rënë edhe në zonën e Pukës, kryesisht në lartësi, duke krijuar një panoramë të bardhë dimërore në mes të pranverës.

Në aksin Han i Hotit – Dogana e Vermoshit, reshjet janë regjistruar gjatë pasdites dhe natës, ndërsa aktualisht vazhdojnë me intensitet të ulët. Në terren kanë qenë në punë tre mjete borëpastruese, duke bërë të mundur që qarkullimi të kryhet pa probleme.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat malore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme